Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se brenda këtij muaji kosovarët do të mund të udhëtojnë për në Shqipëri.

Rama thotë se momentalisht nuk kanë një datë të caktuar kur do të hapet kufiri, por se, ai është i sigurt se një gjë e tillë do të ndodh këtë muaj.

“Brenda majit do të hapet kufiri, ju do të mund të vini pa problem në Shqipëri”, theksoi Rama.

“Datën e saktë nuk e kam, por brenda këtij muaji mund të vini”, theksoi ai./Express