Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot gjatë konferencës për media, u shpreh se qeveria shqiptare do të mbetet krah Kosovës dhe u shpreh se do ta mbështesin fort dhe në çdo moment vendin tonë.

Rama ndër të të tjera tha se është turp për BE-në që e mbanë peng popullin e Kosovës, që ndalohet të lëvizë lirisht si vendet e tjera.

Sipas Ramës, arsyeja nuk gjendet në Kosovë, apo në ndonjë paaftësi të Kosovës për t’i përmbushur detyrimet , por sipas tij, arsyeja është në Evropë, në politikën e brendshme të BE-së.

“Turpi është që Kosova sot nuk lëvizë e lirë, jo si rezultat i ndonjë faji apo papërgjegjësie të saj, por si rezultat i refuzimit që i bëhet nga Bashkimi Evropian.”, tha Rama./21Media