Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimeve me liderët e partive politike, sot pasdite u takua edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Edhe ky takim është i mbyllur për media sikur të gjitha takimet që ishin me drejtues të partive politike.

Ndërsa, prej orës 19:45, presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli do të shtrojnë darkë për kryeministrin Rama.

Rama gjatë ditës së sotme takoi edhe kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, atë të Nismës Fatmir Limaj, si dhe vizitoi Lëvizjen Vetëvendosje, ku u prit nga nënkryetari Glauk Konjufca.

Vizita e kryeministrit Rama në Prishtinë vjen pas propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit për kinse krime lufte. Rama do të vazhdojë takimet e tij me krerë të partive politike gjatë ditës së nesërme.