Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Qeverinë e re të Kosovës në krye me Avdullah Hotin. Rama në një shkrim në Twitter u shpreh se shpreson që kjo Qeveri do të bëjë punë të mira për Kosovën pas një periudhe jo të lehtë.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, ka shkruar Rama në Twitter.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar Qeveria Hoti, me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim. Hoti do të qeverisë me kabinetin e tij të përbërë nga 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministra./21Media