Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar deklaratat provokuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Ramës nuk ka asnjë mundësi që Kosova dhe Serbia të përfshihen në luftë.

“Për çfarë lufte flitet. Çfarë lufte provok Vuçiç. Serbia e ka humb luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur shumë terren, por nuk ka shanse për gjëra të tjera, ata janë deklarata të kota”- tha Rama, në pjesën e fundit në Open në Top Channel.

Në atë moment ndërhyri analisti Agron Gjekmarkaj ku e pyeti Ramën: Përse keni pasur marrëdhënie të këqija me Isa Mustafën, Ablin Kurtin dhe Ramush Haradinajn?

“Me këtë të parin nuk kam pasur marrëdhënie të ftohura. Me dy të tjerët po. E gjitha është se ata kanë bërë lëvizje të gabuara në diplomaci dhe këtë ja kam thënë publikisht. Kosova është prioritetim im i parë në marrëdhëniet e jashtme”, tha Rama.