Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Ana Brnabiq, në prezencë të ministrave të shëndetësisë, do të mbajnë takim koordinues përmes video lidhjes, pas së cilit do të nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit, me të cilin do të rregullohen raportet mes shteteve në kushte të krizës me Covid-19.

“Kryeministri Zoran Zaev do të jetë edhe nikoqir përmes video lidhjes edhe në nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë, për lëvizje të lirë të qytetarëve të tyre vetëm me letërnjoftime.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të vijojnë fjalime të shkurta të liderëve. Për shkak të agjendës së ngarkuar të liderëve dhe për shkak të pamundësisë teknike, pyetje nga gazetarët nuk janë paraparë”,  njoftojnë nga kabineti qeveritar në Maqedoni./21Media