Drejtori i Institutit Kosovar të Shendetit Publik në Kosovë (IKSHP), Naser Ramadani, paralajmeroi  se nëse  qytetarët nuk  i përfillin rekomandimet, siç janë mbajtja e distancës fizike, higjiena personale dhe mbajtja e maskave, atëherë do të marrin masa më rigoroze deri në përkufizime të ndryshme të lëvizjes apo qarkullimit.

“Këtë e kemi për hirë të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve të Kosovës”, tha Ramadani.

Ai më tutje u shpreh që virusi nuk e ka efektin e njëjtë si në fillim, por nëse e merr një qytetar, atëherë, sipas tij, i ka pasojat e njëjta. “Virusi është i njëjti, problemi është që ne duhet të ruhemi”, deklaroi Ramadani, shkruan rtv21.tv

Ai tha se ne duhet te mësohemi me normalitetin e ri, që nënkutpton që duhet të sillemi ndryshe. E kjo sipas Ramadanit është e mundur duke i respektuar rekomandimet. “Nuk është problemi i rikthimit të gjendjes çfarëdo qoftë ajo, problemi është se ky rikthim i gjendjes shkakton viktima. Ne do të kemi viktima për shkak të pakujdesit të qytetarëve.”, shtoi më tutje Ramadani.

Ndryshe, nga koronavirusi në Kosovë janë infektuar 1 mijë e 194 persona, 884 janë shëruar, ndërsa, 31 persona kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./21Media