Ramadani: Operacioni i Policisë do vazhdojë, pastrimi i terrenit merr disa ditë

(Lajm i përditësuar)

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, në ”Click”, të RTV21 tha se operacioni i Policisë në Banjskë të Zveçanit do mund të zgjasë disa ditë.

”Pastrimi i terrenit merr disa ditë është çështje e disa ditëve, edhe arrestimi i sotëm që ka ndodhur do hetohet nëse është i lidhur me grupin”, tha Ramadani.

I pyetur se a vazhdon të ketë grupe të tilla të arrmatosura në territorin e Kosovës Ramdani tha se ”Nuk e di nëse janë grupe të organizuar dhe në këtë formë të tillë por që ka rrezik dhe potencial që Serbia të provoj skenarin e njëjte apo të renovuar apo të riparuar, ky poetancial ekziston”.


Fetoshi: Dje përfundimisht ka ra skenari i Vuçiqit 

Analisti politik, Arben Fetoshi në debatin ‘’Click’’ të RTV21 ku u fol për sulmin terrorist që ndodhi dje në veri të Kosovës tha se nuk është e rëndësishme se kur ka hyrë në Kosovë arsenali i armatimit, teksa shtoi se dje ka përfunduar skenari politik i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

”Dje përfundimisht ka ra skenaripolitik Vuçiqit për të krijuar rrethanën politike të rebelimit qytetarë të cilin do arsyetonte si mos durim i memtutjeshem i serbëve të veriut”, tha Fetoshi ndër tjera, teksa shtoi se nuk duhet harruar që ”Qëllimi final i serbisë ka qenë ndarja e Kosovës”./21Media

Back to top button