Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ishte i ftuar në emisionin Bon Bon të RTV21, ku u diskutua për aktualitetin kosovar në pandemi.

Ramadani tha se po të ndalohej lëvizja e njerëzve për 14 ditë virusi do të zhdukej, kjo sipas tij, pasi është e njohur nga përvojat të cilat i kanë fituar.

Por, pasi lëvizja nuk mund të ndalohet shkaku i ankesave të ndryshme, Ramadani theksoi se është mirë që qytetarët t’i respektojnë masat parandaluese dhe të bartin maskën në vendet e punës dhe ambiente tjera.

 

Tutje drejtori i IKSHPK-së tha se situata epidemiologjike në Kosovë është e rënduar.

Ne kemi shtim të numrit të rasteve, sidomos në tri javët e fundit, por ky shtim përkon me situatën e përgjithshme në botë“, tha ai, duke shtuar se vala e re e virusit është këtu dhe se mund të ketë ende rritje të infeksioneve./21Media