Ramiz Krasniqi do të jetë trajner i Prishtinës ndaj Lincoln
19 Gusht 2020
Ramiz Krasniqi do të jetë trajneri i FC Prishtinës në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Lincoln.
Klubi i Prishtinës ka njoftuar se Ramiz Krasniqi ka pranuar të drejtojë Prishtinën në këtë situatë të jashtëzakonshme.
UEFA ka vendosur që ndeshja mes Lincoln dhe Prishtinës të luhet ditën e shtunë, por fituesit e Kupës së Kosovës janë të detyruar të ndryshojnë komplet lojtarët nga ata që kanë qenë së fundi në Gjibraltar, dhe në ndihmë atyre u janë dalë skuadrat e Superligës.