Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i sigurt se Sergio Ramos do ta përfundojë karrierën në Real Madrid pasi i udhëhoqi ata tek titulli i 34-rt në La Liga.

34 vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, dhe ka deklaruar se dëshiron ta përfundojë karrierën në Madrid, megjithëse ka pranuar se kjo varet nga ajo se çfarë do Perezi.

Ramos është lidhur me një largim nga klubi në vitin 2019, me thashetheme se ai do të transferohet në Kinë, mirëpo ai ka përkushtuar të ardhmën e tij skuadrës nga kryeqyteti spanjoll./21Media