Ramos ia siguroi Superkupën Real Madridit
12 Janar 2020
Reali fitoi me rezultat 4:1 ndaj Atleticos
Reali fitoi me rezultat 4:1 ndaj Atleticos
Real Madridi dhe Atletico Madridi sonte përfunduan pa fitues ndeshjen e finales së Superkupës së Spanjës në futboll dhe fituesin e përcaktuan penalltitë. Ndeshja e rregullt dhe ajo pas dy vazhdimeve nga 15 minutave përfundoi pa gola në Xheda të Arabisë Saudite.
Fituesi u përcaktua pas goditjes së penalltive dhe trofeun e çmueshëm këtë vit e rrëmbeu Real Madrid me rezultat 4:1. Golat për Real Madrid i shënuan Carvajal, Rodrigo, Modriq, Ramos.
Saul i Atletico Madridit u tregua i pafat, duke qëlluar shtyllën e portës së Courtois. Edhe Partey humbi penalltinë e dytë për Atletico Madrid, ndërsa Trippier shënoi gol në penalltinë e tretë, por kjo nuk mjaftoi.
Kjo është superkupa e 11-të për Real Madridin, derisa Barcelona ka gjithsej 13-të.