Mbrojtësi i Real Madridit ka thurur lavde për Gianluigi Buffonin

Mbrojtësi i Real Madridit ka thurur lavde për Gianluigi Buffonin

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos në prag të finales së Ligës së Kampionëve nuk ka kursyer lavdet për kundërshtarin e tij njëherësh kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon. Mbrojtësi i ‘Los Blancos’ e konsideron si një ikonë të vërtetë në futbollin botëror.

“Buffon është një legjendë. Ai do të mbahet mend si një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit. Është një shembull për këdo që dëshiron të jetojë dhe ta përjetojë këtë sport, teksa ka treguar se mosha nuk përbën pengesë”, theksoi Ramos.

Ramos së bashku me Real Madridin synojnë kurorën e Ligës së Kampionëve për të dytin sezon radhazi, gjë që nuk e ka bërë askush deri më tani.