Sot ka festë në shtëpinë e kreut të AAK-së Ramush Haradinajt, kjo pasi që bashkëshortja e tij Anita feston ditëlindjen. Moderatorja e njohur sot i mbush 39 vjet, shkruan rtv21.tv.

Në lidhje me këtë ish-kryeministri ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar. Ai ka publikuar një fotografi duke u puthur me Anitën teksa ka shkruar “Anita sot, urime gjithmonë”.

Anita sot, urime gjithmonë!

RH

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, October 12, 2020

Anita me Ramushin është martuar 16 vjet më parë, nga kjo martesë, çifti së bashku kanë dy djemë dhe një vajzë.

Ditët e fundit Anita dhe Ramushi ishin shumë të përfolur në media, sidomos pas publikimit të lajmit se ish’kryeministri Ramush Haradinaj kishte ushtruar dhunë ndaj gazetares, Anita Haradinaj. Të gjitha këto janë demantuar nga Anita Haradinaj./21Media