Rangimi i ri i komunave në bazë të rrezikshmerisë nga Covid-19

 

Nga sot Qeveria e Kosovës ka bërë lehtësimin e masave anti-Covid, që këtu bëjnë pjesë, zgjatja e orarit të lëvzijes dhe zgjatja e orarit të punës së bizneseve.

Megjithatë këto masa dallojnë në vartësi të rangimit të komunave sipas zonave, e që ky rangim ka ndryshuar nga sot.
Kështu në zonën e kuqe bëjnë pjesë 9 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zvecani, Zubin Pototku dhe Leposaviqi.

Në zoënën e verdhë bëjnë pjesë 6 komuna: Vushtrria, Gjilani, Lipjani, Suhareka, Shtimja, Vitia.

Në zoënë e gjelbër bëjnë pjesë: Peja, Kllokoti, Ferizaj, Malisheva, Decani, Kamenica, Skenderaj, Rahoveci, Juniku, Gjakova, Shterpca, Klinë, Istog, Novobërdë , Prizren, Drenas, Kacanik, Hani i Elezit, Dragash, Gracanice, Mamushë, Ranillugë dhe Partesh.

Në kuadër të masave të reja e komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve. Kurse te ato me rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në orën 05:00./21Media

Back to top button