Në Raportin e Progresit të publikuar nga Komisioni Evropian është kritikuar PZAP për kalimin e pragut zgjedhor nga koalicioni NISMA-AKR-PD në zgjedhjet e fundit të mbajtura me 6 tetor 2019.

Në raport thuhet se besueshmëria e procesit të numërimit dhe përpilimit të ditës pas zgjedhjeve u ndikua negativisht nga trajtimi joefikas i ankesave nga Paneli i Ankesave, Kolegji i Apelit dhe vendimet e diskutueshme të Gjykatës.

Sipas raportit, këta faktorë patën një ndikim të rëndësishëm në rezultatet e zgjedhjeve në veçanti i mundësuan koalicionit NISMA-AKR-PD të kalonte pragun parlamentar dhe në mënyrë të konsiderueshme u vonua certifikimi.

Në këtë raport disa nga dobësitë e parapara të procesit zgjedhor përfshijnë mungesën e mbikëqyrjes dhe zbatimin efektiv të financave të partive politike dhe fushatave, nënpërfaqësimin e grave në strukturat e partive politike dhe zyrat e zgjedhura, pasaktësitë dhe mangësitë në listën e votuesve në procesin e votimit jashtë Kosovës.

“Institucionet e Kosovës duhet t’i adresojnë këto sfida herët në fillim periudha legjislative, në përputhje me rekomandimet e EOM dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerë ndërkombëtarë dhe vendorë” thuhet në raport./kallxo