Raportohet për 8 raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve janë raportuar 6 raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës janë nga Prishtina, Vitia, Prizreni, Klina, Rahoveci dhe Gjakova.
Një femër nga Prishtina ka raportuar dje se pas një mosmarrëveshje, burri i saj ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Një vjehërr nga Prishtina i ka shkaktuar dhunë psiqike rejës së saj, ndërsa viktima është rrahur nga burri i saj, me ç’rast ka marrë edhe tretman mjekësor. Pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Dje është arrestuar një femër nga Prishtina pasi që sipas babait të saj, e dyshuara që katër vite ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara të dërgohet në kontroll psikiatrik. E dyshuara me rekomandim të mjekëve është vendosur në sistem të mbyllur në klinikën e psikiatrisë.
Një femër nga Vitia ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar,  pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij ndërsa dhunë fizike ndaj motrës së tij. I dyshuari është kërkuar, por nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Edhe një burrë nga Prizreni është arrestuar për dhunë në familje, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.  Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Një burrë nga Klina është arrestuar dje, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër  kosovare, të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim  të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pas një mosmarrëveshje që kishin një çift nga Rahoveci, burri e ka sulmuar gruan duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, edhe një grua nga Gjakova ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button