Çka deklaroi raportuesja BE-se sot në Prishtinë?

Çka deklaroi raportuesja BE-se sot në Prishtinë?

Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel ka shfaqur hezitime sot për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Ndonëse tha se nuk pritet të ketë marrëveshje përfundimtare në këtë takim, ajo kërkoi kujdes nga palët, duke thënë se nuk dihet kah do të shkojë dialogu në takimin e 27 qershorit. Euro-deputetja pohoi se Kosova po instrumentalizohet për kampanjën presidenciale të presidentit Trump për të arritur publicitet për çështje elektorale.

Këtë komente, raportuesja për Kosovën i ka bërë ditën e sotme në në forumin parlamentar të procesit për bashkëpunim mes shteteve të Evropës Juglindore.