Sulmuesi i United vuan nga një lëndim që nga ndeshja me Liverpoolin

Sulmuesi i United vuan nga një lëndim që nga ndeshja me Liverpoolin

Marcus Rashford është ftuar për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Malit të Zi në kualifikimet për Euro 2020.

Por, sulmuesi i United që vuan nga një lëndim që nga ndeshja me Liverpoolin në muajin shkurt ku ka lënduar këmbën, nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe nuk do të luajë në asnjërin nga këta dy takime.

Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri Gareth Southgate në prag të sfidës me Çekinë.

Rashford ka qenë në përkujdesje të stafit mjekësor gjatë gjithë javës. Ne jemi munduar që ai të rikuperohet në kohë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Marcus do të kthehet tek klubi i tij dhe përfundimisht nuk do të jetë pjesë e skuadrës sonë për këto dy takime”, ka deklaruar Southgate.

Anglia është pjesë e Grupit A kualifikues, ku bën pjesë edhe Kosova.