Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann, tha për “Kicker” se kanë filluar bisedimet për transferimin e Milot Rashicës në Liverpool.

Milot Rashica nuk do të jetë pjesë e Werder Bremen. Sulmuesi anësor dha ndihmën e tij që skuadra gjermane të qëndronte në Bundesliga dhe tani bëhet gati për hapin e madh.

“Përfundimisht ka lëvizje për shërbimet e Milot Rashicës. Jemi në bisedime me një klub dhe duhet të supozojmë se ai nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm. Gjithsesi nuk do ta shesim nën vlerën e tij. Askush nuk është në shitje, por një ose dy titullarë do të largohen”, ka deklaruar Baumann.

“Der Spiegel” poashtu raporton se Liverpooli ka qenë i lidhur fort që nga Marsi rreth transferimit të Rashicës.

Werder Bremen arriti të ruajë statusin e tyre në Bundesligë pasi mposhti skuadrën e Bundesligës 2 Heidenheim, me dy golat si musafirë ne ndeshjet e “play off”.

Prandaj, klauzola e blerjes e Rashica mbetet në rreth 33 milionë funte. Megjithatë, ai mund të largohet për më lirë, për shkak të financave të kufizuara nga pandemia globale