Benjamin Kololli dhe Milot Rashica janë mesin e lojtarëve të kombëtares që sonte nuk janë në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku Kosova po zhvillon ndeshjen kundër Greqisë.

Kololli e Rashica megjithatë gjithmonë janë “afër” kombëtares kosovare. Dyshja në rrjetet sociale kanë publikuar fotografi të Kombëtares duke treguar se ata janë gjithmonë në përkrahje të Kosovës. /21Media