Rashica në formacionin e javës në Gjermani
2 Prill 2019
Vlerësohet lartë paraqitja e Rashicës
Vlerësohet lartë paraqitja e Rashicës
Mesfushori kosovar, Milot Rashica pas paraqitjes së mrekullueshme me Werderin e Bremenit në fundjavën e kaluar, sërish është vlerësuar lartë. Për herë të dytë rresht, ai ka zënë vend në formacionin e javës të Bundesligës.
Një gol dhe një super asist ka qenë bilanci i yllit kosovar në fitoren 3:1 ndaj Mainzit.
Rashica ndodhet në krahun e djathtë të mesfushës, kurse në 11-she janë edhe yjet tjerë, si Da Costa, Guerrero e Poulsen.
22 vjeçari ka regjistruar 28 paraqitje me Werderin dhe ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat.