Milot Rashica do të jetë njëra nga mungesat kryesore të formacionit bazë të Kombëtares së Kosovës për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Mesfushori ofanziv nuk do të mund t’i ndihmojë bashkëlojtarët e tij fizikisht në fushë, por ai e ka bërë këtë përmes një postimi në rrjetet sociale duke ofruar mbështetjen e plotë morale.

“Sot është një ditë e madhe 🇽🇰 Forca djema. Një ekip, një ëndërr”, ka shkruar Rashica.

Përfaqësuesja jonë do të jetë mysafir i shtetit fqinj në ndeshjen që luhet në Shkup nga ora 20:45.