Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica krahas angazhimeve në karrierë, mjaft aktiv po tregohet edhe në rrjete sociale, në të cilat po publikon pamje të shumta nga jeta profesionale e private.

Kur jemi te kjo e fundit, sot, Miloti publikoi një fotografi tejet të bukur në instagram, në të cilën shihet me djalin e tij, Tianin.

“Lumturi”, shkroi Rashica krahas imazhit, në të cilin shihet mjaft i lumtur së bashku me të birin, shkruan rtv21.tv

Milot Rashica dhe Belkiz Kera janë martuar vitin e kaluar, ndërsa janë bërë prindër të Tianit në muajin maj./21Media