Milot Rashica mund të jetë zëvendësues i Jadon Sanchos te Borussia Dortmund.

Përpjekjet e vazhdueshme të Manchester United për të nënshkruar me Jadon Sanchon këtë verë, kanë aktivizuar Borussia Dortmundin, për t’u vënë në lëvizje për zëvendësimin e tij.

Djajtë e Kuq së fundi kanë rritur përpjekjet e tyre për Sanchon, ndërsa Borussia Dortmund po kërkon Milot Rashicën si një zëvendësim të mundshëm.

“Daily Telegraph” raporton se aktualisht ekziston një hendek prej 20 milionë euro mes kërkesës së Dortmund dhe ofertës së Manchester United.

Por, sipas mediumit britanik, meqë Dortmund kanë identifikuar Rashicën si një objektiv veror, ka shpresë se Manchester United mund të arrijë marrëveshje për Sanchon.