Kaloni te përmbajtja kryesore

Rashiti premton qeverisje profesionale dhe rimëkëmbje për Gjilanin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, gjatë debatit zgjedhor në RTV21 ka prezantuar pikat kryesore të programit të tij qeverisës. Ai theksoi se qeverisja e ardhshme duhet të nisë me një planifikim strategjik të mirëfilltë për zhvillimin e komunës, duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal.

Ai shtoi se Gjilani ndodhet në një krizë të thellë financiare, si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve që kanë ndodhur ndër vite.

Në vazhdim, Rashiti u zotua për ndërtimin e një administrate komunale profesionale dhe ligjore, e cila do të funksionojë në shërbim të qytetarëve dhe me standarde të qarta të transparencës dhe efikasitetit.

Po ashtu, theksoi mbështetjen për sektorët kyç si arsimi dhe shëndetësia, duke premtuar investime të nevojshme për përmirësimin e kushteve në këto fusha.

Një tjetër pikë e rëndësishme në programin e tij është nxitja e investimeve në ekonominë lokale, me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button