Të paktën 20 milionë njerëz në SHBA tashmë mund të jenë infektuar me Covid-19, sipas vlerësimit të fundit nga zyrtarët shëndetësorë.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thonë se numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar.

SHBA ka regjistruar 2.4 milionë infeksione të konfirmuara dhe 122 mijë e 370 vdekje.

Disa shtete jugore dhe perëndimore kanë raportuar numrat rekord të rasteve ditët e fundit, transmeton rtv21.tv.

Universiteti i Uashingtonit parashikon 180 mijë vdekje në SHBA deri në tetor ose 146 mijë nëse 95% të amerikanëve mbajnë maska./21Media