Katër futbollistë dhe një anëtar i stafit të Kosova U21 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se të infektuarit janë mirë me shëndet dhe menjëherë pas njoftimit të rezultateve të testeve të gjithë personat që kanë rezultuar pozitiv janë izoluar dhe nuk kanë kontakt me pjesën tjetër të ekipit.

“Po ashtu, duhet cekur që Federata edhe më herët i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë grumbullim, ku të gjithë futbollistët kanë qenë në dhoma të ndara që nga fillimi. Personat që kanë rezultuar pozitiv janë ritestuar gjatë ditës së sotme në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe janë në pritje të rezultateve për t’u konfirmuar nëse sërish pozitiv”, njofton tutje FFK-ja./21Media