Rasti i 18 vjeçarit në Podujevë, Bulliqi: Njëri nga vrasësit ka 9 vepra të ndryshme penale

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi në një konferencë për media ka deklaruar se njëri prej dy sulmuesve të mitur që e rrahën për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu, është i dënuar me 3 vjet burgim për një rast të mëhershëm, teksa shtoi se po i njëjti është diku 9 vepra të ndryshme penale.

“U informuam nga organet e rendit që organet e rendit e kanë kryer punën e tyre, kanë inicuar rastet. Me këto raste është marrë gjyqësia dhe prokuroria, dhe njëri prej tyre, në këtë fazë kur ka ndodhur tash rasti, faktikisht ka qenë i dënuar me 3 vite e gjysmë burgim për një rast të mëhershëm dhe faktikisht ka pasuar ky rasti që është aktualisht. Njëri prej tyre është me diku 9 vepra të ndryshme penale, i cili është hetuar dhe organet e drejtësisë dhe prokuroria e kishin dhënë fjalën e tyre me këtë dënim”, tha Bulliqi.

Tutje, Bulliqi ka deklaruar se janë angazhuar zyrtarë policorë në rroba civile që të përcjellin situatën brenda shkollave, me qëllim që të eliminohen veprat e tilla.

Back to top button