Sonte u konfirmuan edhe dhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë. Një prej këtyre rasteve është nga komuna e Prishtinës dhe sipas kryetarit të kësaj komune, Shpend Ahmeti, ky rast ka lidhje me spitalin privat, ku para disa dite u konfirmuan edhe disa raste nga ky spital. Ahmeti bëri të ditur se në Prishtinë janë 11 raste aktive.

“10 raste të reja në krejt Kosovën, dhe një rast i ri në Prishtinë. Edhe ky rast i sotem është në lidhje me spitalin privat e para disa ditëve. Numri total i rasteve aktive në Prishtinë është 11. Ju urojmë shërim të shpejtë të gjithëve.”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Lidhur me fazën e dytë të relaksimit të masave, Ahmeti shkroi se gjatë vikendit do t’ju informoj saktësisht për këtë fazë, përfshirë këtu edhe për rinisjen e transportit publik./21Media