Rasti i një milionëshit në Merdare, Apeli i çon në paraburgim tre të dyshuarit

Tre shtetasit e Shqipërisë, në mesin e tyre një oficer i Policisë së Shqipërisë, të cilët u kapën me një milion euro kesh në Merdarë muajin e kaluar, do të shkojnë në paraburgim.

Vendimin e ka nxjerrë të mërkurën një trup gjykues i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, raporton Paparaci.

Apeli e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili i la të lirë tre të dyshuarit Aurel Kaziu, Ardit Laska dhe Edmir Ahmagjokaj. Të tre janë shtetas të Shqipërisë dhe po hetohen penalisht për shpëlarje të parave.

Gjykata Themelore ia kishte refuzuar Prokurorisë Speciale kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve me arsyen se prokurorja Shenaj Berisha, në kërkesën e saj, nuk kishte prezantuar prova që mbështesnin bazën e dyshimit.

Back to top button