Një pacient i diagnostikuar me pneumoni afër Parisit më 27 dhjetor në të vërtetë kishte koronavirusin, ka thënë mjeku i tij.

Dr Yves Cohen u tha mediave franceze se një shtupë të marrë në atë kohë ishte testuar kohët e fundit dhe u kthye pozitivisht për Covid-19.

Pacienti, një burrë në të 50-at që është shëruar plotësisht, tha se nuk e di se ku e kapi virusin pasi nuk kishte qenë në ndonjë zonë të infektuar, transmeton rtv21.tv.

Ky lajm do të thotë që virusi mund të ketë mbërritur në Francë pothuajse një muaj më herët nga sa mendohej më parë.

Tre rastet e para në Francë  të koronavirusit u konfirmuan më 24 janar.

Prej tyre, dy kishin qenë në Ëuhan në Kinë ku u zbulua fillimisht shpërthimi -dhe i treti ishte një anëtar i ngushtë i familjes./21Media