Në Mitrovicë të Jugut është shënuar rasti i parë me koronavirus.

Këtë e ka bërë kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri përmes një postimi në rrjtetet sociale ku ka thënë se edhe pas gjithë përpjekjeve të bëra për marrjen e masave mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19 dhe kujdesit të treguar është konfirmuar rastin i parë pozitiv nga Mitrovica.

Bahtiri ka njoftuar se e infektuara me koronavirus është 27 vjeçare dhe ishte e punësuar në njërin prej marketeve të qytetit.

“E infektuara është një 27 vjeçare me banim në lagjen Iliridë, e cila është punëtore e supermarketit ETC. Gjendja e saj është e mirë, ani pse po trajtohet sipas protokolleve mjekësore të parapara në ShSKUK”, ka shkruar Bahtri në Facebook.

Në lidhje me këtë Bahtiri ka marrë vendim për mbyllejn e përkohëshme të ETC-së, ndërsa gjithë punëtorët e kësaj qendre tregtare dhe personat që kanë pasur kontakt me të infektuaren do të testohen nga IKShP-ja.

Në fund, Bahtiri kërkoi që të zbatohen udhëzimet e institucioneve qendrore të shëndetësisë për mbrojtje ndaj koronavirusit. /21Media