I shumëkërkuari në lidhje me rastin e organizimit të lojërave të fatit në zonën e Karaçevës, Mentor Maqani është dorëzuar sot para organeve të rendit. I njëjti dyshohet për organizim të lojërave të fatit.

Maqani ka qenë një nga të dyshuarit në listën e personave të cilët kanë funksionuar në zonën e Karaçevës, vend ky i cili gjendet në Komunën e Kamenicës vetëm pak kilometra larg kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Përveç Maqanit gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe njëri nga bashkëpronarët e njërës nga kazinotë që ka funksionuar në fshatin Karaçevë. Inicialet e të njëjtit janë Q. M.

Në anën tjetër KALLXO.com mëson se tetë zyrtarëve policor të cilët ende nuk janë intervistuar në lidhje me lejimin dhe ndihmën në kontrabandë dhe organizim të lojërave të fatit u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj.

12 zyrtarë ishin arrestuar në aksionin e 18 shtatorit në fshatin Karacevë nën dyshimin se të njëjtit kanë lejuar dhe mundësuar kontrabandimin me kafshë përmes rrugëve ilegale.Njëri nga zyrtarët policor sipas dojses së prokurorisë në Gjilan, është pronar i njërës nga kazinot kryesore në fshatin Karacevë./kallxo