Vazhdon xhiro e 21-të në Bundesligën gjermane, me vetëm një ndeshje në kuadër të programit për ditën e premte.

RB Leipzig do ta presë në shtëpi skuadrën e Augsburg-ut, ku skuadra e Julian Nagelsmann ka mundësi t’i afrohet liderit të tabelës, Bayern Munich-ut në vetëm pesë pikë, nëse arrin të arkëtojë tri pikë në ndeshjen e sontme.

Në anën tjetër, Augsburg ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit, nga gjashtë sa i ka zhvilluar.

Pas 20 xhirosh, RB Leipzig gjendet në pozitën e dytë, me 12 fitore, pesë barazime dhe tri humbje, duke arkëtuar 41 pikë, shtatë më pak se Bayern Munich që gjendet në vendin e parë.

Kurse, skuadra e Augsburg pas 20 ndeshjeve, ka arritur të regjistrojë gjashtë fitore, katër barazime dhe 10 humbje, duke u pozicionuar kështu në vendin 13-të, me gjithsej 22 pikë.

20:30 RB Leipzig (2) – Augsburg (13) (Stadiumi Red Bull Arena).