Përdorimi i simbolit “Z” mund të çojë në ndjekje penale në dy shtete

Përdorimi i simbolit “Z” të forcave ruse mund të çojë në ndjekje penale në dy shtete gjermane, thanë zyrtarët.

“Kushdo që shpreh publikisht pëlqimin e tij për luftën e agresionit të presidentit rus Putin duhet ta presë ndjekja penale”, tha në një njoftim për shtyp Boris Pistorius, ministri i brendshëm i shtetit të Saksonisë së Ulët.

Të premten e kaluar, policia në shtet filloi të kontrollonte nëse prezantimi i “Z” ishte shfaqur në lidhje me luftën në Ukrainë, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv

Simboli “përfaqëson aktet e ushtrisë ruse kundër ligjit ndërkombëtar,” tha Pistorius.

Shteti i Bavarisë paralajmëroi gjithashtu se simpatizantët që përdorin publikisht simbolin “Z” të forcave ruse do të rrezikoheshin të ndiqen penalisht, tha në një njoftim për shtyp ministri bavarez i Drejtësisë, Georg Eisenreich.

Përpara se forcat ruse të nisnin luftën kundër Ukrainës, video dhe foto filluan të qarkullonin në mediat sociale që tregonin tanke, kamionë komunikimi dhe raketahedhës të zbukuruar me shkronjën “Z”./21Media

Back to top button