Padrejtësia speciale versus pafajësisë reale, këtë titull i ka vën reagimit të vet Shoqata e ish të burgosurëve politikë të Kosovës lidhur me arrestimin e njërit nga liderët e UCK-së, Jakup Krasniqi.

Padrejtësia speciale versus pafajësisë reale, këtë titull i ka vën reagimit të vet Shoqata e ish të burgosurëve politikë të Kosovës lidhur me arrestimin e njërit nga liderët e UCK-së, Jakup Krasniqi.

“Opinioni yne liridashës, që nga mëngjesi i sotëm, me sy e me veshë, me mendje e me zemër, ishte me Jakup Krasniqin dhe familjen e tij… Si për inat, pikërisht në agun e ditës se shumëpritur, pas natës së pagjumë të shpalosjes së rezultatit të garës më të madhe dhe më atraktive demokratike në Amerikën mike, forca të shumta e
të pazakonshme speciale ndërkombëtare dhe, për ironi, edhe të policisë kosovare, vendosën një blokadë të gjerë dhe një rrethim të fortë, në lagjën e Velanisë, në shtëpinë e familjes së Jakup
Krasniqit; një blokadë e rrethim blindazh që deshe apo nuk deshe ta kujtonte Velaninë e një tetorit të vitit 1997.

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë ka paralajmëruar me kohë dhe shumë herë rrjedhojat që do të prodhojë vendimi apsurd i vitit ters, 2013, i vetëdënimit të luftës fitimtare çlirimtare, jo vetëm të së kaluares së lavdishme, por edhe të sotmes dhe të nesërmes së Kosovës dhe gjithë kombit, nëpërmjet ligjit vetëvrasës për vetëthemelimin,”de jure”, të dhomave të specializuara , dhe
“de facto”, gjykates speciale dhe ekskluzive antishqiptare.
Megjithatë, nuk mund të mos përjetohej si befasi, por jo edhe pa domethënie, shënjestrimi special pikërisht i Jakup Krasniqit.
Jakup Krasniqi – profesor frymëzues historie, njëri nga veprimtarët e dalluar të Lëvizjes që shpërtheu Paravërën ’81, i burgosur i pathyeshën politikë dhe njëri nga aktivistët më të dëshmuar
politikë, arsimorë dhe logjistikë të lëvizjes së padhunshme politike, njëri nga themeltarët e alternarivës së luftes atdhetare, krah dhe strehë e Adem Jasharit dhe pastaj zëdhënës dhe një nga
drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare, një nga përfaqësuesit më me ndikim të delegacionit të UÇK- së në Konferencen e Rambujesë, ministër i Qeverisë së Përkohshme dhe bashkëdrejtues i strukturave
të përbashkëta qeverisëse, pas luftës, sërish ministër dhe Kryetar i sukseshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe “de facto”, shpallësi i vërtetë dhe i saktë i Kosovës “shtet i pavarur dhe sovran” dhe më vonë edhe ushtrues detyre i funksionit të presidentit të Republikës së Kosovës….

Dhe kjo nuk është e tëra. Jakup Krasniqi është i mirënjohur jo vvetëm si atdhetar i pathyeshëm dhe i dëshnuar, por edhe si intelktual i sukseshem dhe autor i një dyzine veprash  shkencore e publicistike dhe mbi të gjitha si njeri i mirë, i drejtë, i ndershëm dhe i paisur me virtutet me të mira morale e humaniste… Mund të thuhet pa drojë se teprohet se ai ishte ndër me të merituarit për pjekurinë dhe maturinë me të cilën qenë mishëruar brezat veprimtarë dhe
çlirimtarë… Jakup Krasniqi ishte paraprijësi i angazhimit të sukseshëm dhe jo pa rreziqe të ekipit të atëhershëm qeveritar që i dolën përpara llavës se shpërthyer të pakënaqësise dhe revoltës së
vitit 2004, të fashitur në saje edhe të autoritetit dhe besimit që kishte Jakup Krasniqi…

Nuk ka asnjë dyshim se arrestimi i një personaliteti të tillë historik priret nga motive politike dhe jo aspak juridike.
Shoqata e ish të Burgosurve Politikë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk i kundërvihet drejtësisë së vërtetë, por nuk mund të mos kundërshtojë luften e padrejtë speciale të veshur me petk kuazi drejtësie speciale…

Në mënyrë të veçantë kundërstojmë kohën e pazakonshme, mënyren e papranueshme të arrestimit, duke tmerruar edhe fëmijët dhe pjesetarët tjerë të familjeve, edhe pse për secilin ishte e qartë se Jakup Krasniqi, po t’i kërkohej kjo , do të shkonte vetë në gjyq, gjë që ai e ka dëshmuar më se njëherë. Në këtë mënyrë është shkelur në mënyre flagrante Neni 7 i Deklaratës  Universale të Drejtave të Njeriut:

“Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t’u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë
Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.”
si dhe Nenin 12, “Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të
drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.”
Gjatë arrestimit, Jakup Krasniiq, njëri nga liderët më të lartë të Kosovës se re, arrestohet   dhe bastiset për dhjetë orë, pa paralajmërim, pa përmendur dyshimet dhe sypozimet e “fajësisë”
dhe praktikisht poshtërohet dhe ndëshkohet publikisht dhe teatralisht bashkë me familjaret e tij , në kundërshtim flagrant me dispozitat ligjore të Kosovës, me Nenin 9 të Deklaratës Universale të
Drejtave të Njeriut: *”Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose dëbimit.” si dhe dhe

Nenin 8
E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare
“Çdo person ka të drejtë që t’i respektohet jeta e tij private dhe familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij.” Arrestimi i Jakup Krasniqit, në mënyren si u bë dhe në kontekstin udhëkryq në të cilin
ndodhet Kosova, është dëm i mmadh dhe zor i riparueshëm.Por, Jakup Krasniqi është përballur me sfida të tilla dhe i ka tejkaluar ato me sukses. Ai nuk është nga ata që ligështohen, thyhen dhe tjetërsohen duke mbrojtur vetëveten. Ai ka mbrojtur idealet dhe vlerat e luftës çlirimtare dhe pjesëtarëve të saj… Nuk ka asnjë dyshim se ai dhe bashkëluftëtarët si ai, do t’ ia dalin që ta
kthejnë sfiden e imponuar në një betejë të fituar morale dhe reale…
Po vijnë njoftime e konfirmime paralajmëruese të arrestimeve tjera te protagonistëve të luftës çlirimtare…

Me hirë apo me pahir, zgjedhja pikërisht e momentit hitorik të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për grushtin special politik e kuazi juridik,lë përshtypjen e një ndërlidhjeje, përkimi dhe pozicionimi me rezultatin e pritur, të dëshiruar dhe të kalkuluar si rastin e ëndërruar për shkallim dhe fundosje të mëtejshme e të mbrapsht të Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar, të Amerikës demokratike dhe gjithë botës demokratike e prograsiste…
Është koha për kthesë kah e mbara”.
Hydajet Hyseni, kryetar