Përveç nga politikanët, aktakuza e Gjykatës Speciale për presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, ka ngritur reagime edhe nga emra të njohur të estradës, shkruan rtv21.tv

Sabri Fejzullahu, Ermal Fejzullahu, Leonora Jakupi, Mozzik janë disa prej artistëve që përmes postimeve në rrjetet sociale shprehën përkrahjen e tyre për Thaçin e Veselin.

Sabri Fejzullahu, në Instgram publikoi një fotografi me mbishkrimin,  “Përjetësisht  jemi me ju o çlirimtarë”.

 

View this post on Instagram

 

Perjetesisht jemi me Ju clirimtare.

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on

 Gjithashtu, Ermali publikoi një fotografi në të cilën ka shkruar “Çlirimtarët. Jemi gjithmonë krenar për luftën e drejtë të UÇK-së”,

 

Me një postim në Instagram edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi shprehi përkrahjen e saj për UQK-në, duke shkruar thjesht, “Me ju përjetësisht”.

“O baca Lul, po ata që gëzohen sot që të paska ftuar gjykata speciale, po ata nuk janë shqiptarë more! O përherë me ty o komandat, amo bash gjithë jetën me ty! Shkofshi e u kthefshi faqebardhë. Nuk ka bir nane  që dënon luftën e pastër të UQK-së! Respekt për çlirimtarët”, janë fjalët e reperit të njohur, Mozzik i cili i ka shoqëruar me një fotografi ku shfaqet bashkëme Kadri Veselin. /21Media