Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita Muçaj-Haradinaj sot ka reaguar ndaj një lajmi, në të cilin ishte protagoniste. Ajo ka reaguar ndaj lajmit të një portali se kinse ajo ka blerë veturë të re.

Lidhur me këtë, Anita Muçaj-Haradinaj lajmet kundër saj i ka quajtur fushatë agresive me tendencë  për të prishur imazhin. Ajo përmes një postimi ka deklaruar se dashurinë e saj për kombin, linçuesit s’do të arrijnë ta zbehin.

“Nëse ka pak vërtetësi ne thënien “të gjitha t’i falin por suksesin jo”, keto ditë jam bindur që kjo thënie qendron, duke e parë fushaten agresive me tendencë për të prishur imazhin, për të degraduar reputacionin e për të linçuar! Por, tash më është provuar kjo tendencë dhe fuqia e këtyre fushatave po bjen cdo ditë e më shumë, kjo ndoshta edhe po e rrit intensitetin agresiv të lajmeve të pavërteta! Megjithate, dashurine per popullin dhe kombin tim, Linçuesit nuk do arrijne t’a zbehin kurrë!”, ka shkruar Muçaj-Haradinaj në facebook.

Anita Muçaj-Haradinaj është e martuar prej vitesh me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë./21Media