Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri sot reagoi ndaj akuzave të partive opozitare drejtuar Qeverisë në detyrë për shkak të vdekjes tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani dje në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“A ju ka mbetur një pikë ndërgjegje disa politikanëve, të cilët humbjen e jetës së një personi po e shfrytëzojnë për sulme politike ndaj Qeverisë? Turp ju qoftë”, ka shkroi Bahtiri në Facebook, teksa shprehu ngushëllime familjes Musliu nga Gjilani.

Opozita drejtoi gishtin e fajit kah Qeveria Kurti për vdekjen tragjike të Agon Musliut që u kthye nga Gjermania, u vendos në karantinë përkundër kërkesës që të shkojë në vetizolim për shkak të problemeve shëndetësore.