Ndryshime në kombëtaren e Gjermanisë

Ndryshime në kombëtaren e Gjermanisë

Trajneri Joachim Low ka bërë disa ndryshime në skuadrën e pancerëve. Jerome Boateng nuk e ka pritur mirë lajmin e trajnerit, Joachim Low, i cili ka bërë të ditur se pas 10 vjetësh që nga debutimi i tij me pancerat, nuk do të jetë më pjesë e Gjermanisë.

Përmes një postim në profilin e tij në Instagram, Boateng ka theksuar se do të donte që lamtumira e tij të vinte në një formë tjetër, por gjithsesi ai respekton vendimin e trajnerit.

“Trajneri i kombëtares Joachim Low më tha në bisedë të sinqertë se nuk do të jem më pjesë e përfaqësueses gjermane. Ai dëshiron t’u japë një shans emrave të rinj për t’u bërë gati për turnetë e radhës. Jam i trishtuar nga ky lajm pasi ka qenë ndjesia më e bukur për mua që të përfaqësoj vendin tim. Gjithsesi, unë e respektoj këtë drejtim që po merr kombëtarja dhe e kuptoj vendimin e trajnerit. Personalisht jam i bindur se mund të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta dhe do ta bëjë këtë në vitet e ardhshme. Do të kujtojë gjithmonë me shumë kënaqësi momentet që kam kaluar te kombëtarja gjermane. Kam qenë gjithmonë pafundësisht krenar kur kam veshur fanellën e kombëtares dhe veçanërisht kurrë s’do ta harrojë atë verë të vitit 2014-ës. Gjithsesi dëshiroja një lamtumirë tjetër për ne. I uroj fat skuadrës në të ardhmen!”, ka shkruar Boanteng.

Përveç tij, Low ka lënë jashtë kombëtares edhe Matts Hummels dhe Thomas Muller.