Edicioni i sivjetmë i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë është anuluar për shkak të pandemisë që ka kapluar gjithë botën.

Kjo u bë e ditur mbrëmë nga faqja zyrtare e këtij festivali duke thënë se me keqardhje njoftojnë se këtë vit ky festival i madh nuk do të mbahet.

Pas këtij lajmi Dua Lipa përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se është e pikëlluar qe këtë verë nuk do të jetë në Kosovë për të festuar.

Shumë e pikëlluar që nuk mund të festoj me ju këtë verë, por shihemi në vitin 2021”, ka shkruar Dua.

Sunny Hill do të vazhdojë vitin tjetër në muajin gusht me artistë të njohur në botë. /21Media