Ripërpunimi i këngës së vjetër për fëmijë “Qingji i vogël” , nga Pëllumb Hajdari rezultoi shumë i sukseshëm. Ai arriti atë që, emra të njohur të estradës ende nuk e kanë bërë.

“Qingji i vogël” u popullarizua aq  shumë, ku deri më tani ka marrë 227 milonë e 645 mijë e 747 klikime në Youtube. Por jo vetëm kaq kënga po dëgjohet edhe jashtë kufijve shqiptarë, shkruan portali rtv21.tv

Së fundmi atë e kanë dëgjuar edhe fëmijët japonezë të cilët kanë treguar përshtypjet për këtë këngë.

Përveç interpretimit, ata u magjepsën edhe nga videoklipi i këngës ku paraqiteshin shumë dele.

Ky reagim i tyre u komentua nga shumë në Youtube./21Media