Haxhi Krasniqi është shpallur kampion bote në boks duke e mposhtur me nokaut kundërshtarin e tij, gjerman Bosel.

Krasniqi bëri krenar gjithë shqiptarët me arritjet e tij, e fitores së tij iu gëzua edhe ish e fejuara Heidi Lushtaku. Ajo në rrjetet sociale  ka vërshuar me imazhe dhe fjalë përkrahëse.

Ndërkaq kur Haxhiu u shall kampion një “Pooo” e madhe u tha nga ajo.

Haxhiu dhe Heidi ishin të fejuar, por i dhanë fund lidhjes së tyre. Megjithatë në bazë të deklaratave që ata dhanë lanë të kuptojnë se gëzojnë raportet të mira. E një gjë e tillë u dëshmua edhe mbrëmë./21Media