Këngëtari ferizajas, Labinot Tahiri-Labi sonte reagoi pas publikimit të masave të reja nga qeveria për mbrojtjen nga Covid-19, ndër të cilat është edhe ndalimi i dasmave.

Artisti përmes një postimi koronavirusin e quajti Kovid biznesi.

“Ne viruse kemi pasur edhe më të renda se ky qe po thonë tani, ama kaq poshtersi sa me ua fy intelegjencen gjithësecilit nuk ish dasht me e pranu. Video e marrë dhe ishte shkruar nga një qytetarë i vendit! Po ashtu shikojeni dhe lexoni se si thot ky mjek para protestuesve! Një gjë ta dini gjithmonë se e verteta do te dale ne shesh dhe kurrë në jetë mos e përkrahni të keqën sepse ajo do ju kthehet secilit dhe mua! Ju lus juve gurbetqarëve nga Italia , të më tregoni mua dhe qytetarëve, se ky mjek , a i ka thënë vërtet këto fjalë, dhe filloni ta bindni qytetarin tonë për shumë çka , sepse ju ka humbur udha në oborrë ose si me ju pas FRY BABAVANGA. Këtu reagojnë vetem për partitë dhe kryetarin e saj, nuk reagojnë për rrymën që na e ndalin çdo ditë dhe ku çdo ditë e rrejnë këtë popull për cfardo qoftë.”, shkroi Labi në facebook, krahas videos së publikuar.

Në vendimin e qeverisë shkruhet: Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare,  si dhe çfarëdo forme tjetër organizimi ku ka grumbullim të njerëzve, përjashtimisht për rastet e lejuara me këtë vendim.

Ndryshe, Qeveria sonte miratoi masat e reja për mbrojtjen nga COVID-19./21Media