Reagimi i LDK-së në Mitrovicë pasi 33 përfaqësues iu bashkuan Vjosa Osmanit
27 Dhjetor 2020
Dega e LDK-së në Mitrovicë sonte reagoi pas lajmit se 33 përfaqësues të strukturave të kësaj partie iu bashkuan iniciativës së Vjosa Osmanit.
Përmes një shkrimi, LDK në Mitrovicë 33 përfaqësuesve iu uroi rrugë të mbarë.
“Sa për informim të publikut, sot i qenkan bashku VVjoses 2 kryetar nëndegësh (të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal) kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja. Rruga e mbarë. Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë.”, u shkrua në faqen e LDK-së-Mitrovicë.