Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka vlerësuar lartë suksesin e madh të arritur nga xhudistët të cilët e perfaqësuan Kosovës në Kmapionatin Evropian që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë e ku Kosova mori dy medalja të arta.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo është një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport.

Ajo ka shtuar se xhudistët janë duke dëshmuar se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen.

Dy medalje të arta Kosova i ka siguruar në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po zhvillohet në Lisbona të Portugalisë. Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova janë shpallur kampionë të Evropës duke e bërë kështu krenar të gjithë Kosovën./21Media