Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatë Speciale kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi  dhe Liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Presidenti nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike sa i përket kësaj çështje, mirëpo sot ka ndryshuar fotografinë e kopertinës së faqes së tij zyrtare në Facebook, duke e vendosur logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell portali rtv21.tv

Publikimi i i aktakuzës ndaj Thaçit është bërë tri ditë para vizitës së tij të  planifikuar me 27 Qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku parashihej të realizohej një takim ndërmjet palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë ndërmjetësuar nga SHBA.

Mirëpo pjesëmarrja në këtë takim është anuluar nga delegacioni i Kosovës, pra nga vet Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti./21Media

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 25. Juni 2020