Werder Bremeni i Milot Rashicës sot ia doli që të nxjerrë nja barazim shumë të vlefshëm kundër Bayernit të Mynichut në “Allianz Arena’ me rezultat 1-1.

Mesfushori kosovar, i cili luajti nga minuta e parë dhe u zëvendësuar nga Chong në minutat shtesë të ndeshjes, pati një paraqitje shumë të mirë në një ndeshje kaq të komplikuar.

Pas ndeshjes, Rashica reagoi përmes një postimi në “Facebook”, me ç’rast e cilësoi ndeshjen si shumë të vështirë.

“Ndeshje e vështirë, luftë e madhe sot”, shkroi Rashica pas ndeshjes.