Goli i kosovarit e ndihmoi Bremen-in

Goli i kosovarit e ndihmoi Bremen-in

Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së Werder Bremenit ndaj Borussia Dortmundit.

Bremen-i ka arritur të shënojë fitore ndaj Dortmund-it me rezultat 3-2 në kuadër të DFB Pokal, ku Rashica ishte protagonist.

Çfarë mbrëmje … çfarë lufte. Një mbrëmje me të vërtetë e madhe”, ka shkruar Rashica në Facebook.

Me këtë gol, Rashica është futur në historinë e Werder Bremenit si i pari futbollist që ka arritur të shënojë gjashtë gola rresht në ndeshjet e Kupës. /21Media